23.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Drejtonte urbanin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi i autobusit të linjës së Laprakës

Shofer i autobusit të linjës së Laprakës është arrestuar pasi u kap duke drejtuar urbanin në gjendje të dehur.

57-vjeçari me iniciale G.T., banues në Tiranë, pas testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur.

“U arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur”, njofton policia.

Policia raporton se në një javë janë arrestuar 16 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 79 leje drejtimi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Policia Rrugore, kontrolle të përditshme ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik.

✅Drejtonte në gjendje të dehur, autobusin e linjës së Laprakës, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur.

✅Gjithashtu, gjatë 1 jave, nga monitorimi me mjetet inteligjente, në akse të ndryshme të kryeqytetit:

janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas, 12 prej të cilëve pasi drejtonin mjetin përkatës, në gjendje të dehur; 2 të tjerë pasi drejtonin mjetin, pa leje drejtimi dhe 2 drejtues, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;

-janë pezulluar 79 leje drejtimi, 38 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë; 31 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Monitorimi i akseve rrugore, me mjetet e logjistikës bashkëkohore, vijon.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT