13.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Drejtori i Policisë së Tiranës për protestën: “Ndërhymë pas thirrjes së drejtuesve të PD, u rrezikohej jeta”

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dha një prononcim për mediat lidhur me ndërhyrjen e “bluve” në selinë e PD. Ai u shpreh se u ndërhy pas thirrjes së drejtuesve të PD se u rrezikohej jeta.

Sipas tij ka pasur disa telefonata nga drejtues të PD-së, duke shtuar se atyre iu rrezikohej jeta.

Mes të tjerash ai tha se pasi të bëhen të gjitha verifikimet, do të largohen nga selia e PD-së dhe nuk do ta ruajnë ata.

Ju ishit të pranishëm vetë që veprimet e protestuesve ishin të dhunshme. Nga brenda selisë së PD erdhi njoftimi që rrezikohet jeta. Ne vlerësuam që rrezikohet jeta, dhe vepruam në bazë të ligjit. Protesutesit që kanë përdorur akte dhune do mbajnë përgjegjësi para ligjit. Është i dëmtuar lehtë një punonjës policie dhe një qytetar”, thuhet në deklaratë.

“Pati kërkesa dhe telefonata nga drejtues të PD-së. U telefonuam. Telefonatat janë të regjistruara të gjitha. Ndërhymë kur vlerësuam se rrezikohet jeta. Rrezikohej jeta e cdo qytetari, jo vetëm deputeti”, u shpreh drejtori i Policisë së kryeqytetit.

I pyetur se si është situata në selinë blu ai tha: “Do qetësohet. Paraprakisht është e qetë. Nuk do ta ruaj policia PD-në. Ne do kryejmë veprimet e duhura dhe do largohemi”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...