5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Drejtori i “Wizz Air” për hapjen e fluturimeve ne Kukës: “Biletat do të kushtojnë më lirë se 2-3 vite më parë”

Pas uljes të 4 avionëve të kompanisë WizzAir në aeroportin e Kukësit, drejtori i saj e nis deklaratën për mediat duke falenderuar kryeministrin Edi Rama për kollaren që i dhuroi.

“Jam shumë krenar, është kollarja më e mirë që kam pasur në jetë”-tha Drejtori i WizzAir.

Ai tregoi më shumë detaje mbi mënyrën si kompania ka operuar në Tiranë dhe tashmë dhe në Kukës, duke theksuar se çmimet e biletave për 4 destinacione europiane do jenë mjaft të ulëta, duke marrë parasysh efikasitetin e avionëve dhe teknologjinë e përdorur.

Drejtori i WizzAir tha ndër të tjera se kompania ka një shtrirje të madhe gjeografike, dhe ka siguruar fluturimin e miliona njerëzve në Europë dhe jo vetëm, e sipas tij kjo gjë do ndihmojë rritjen e biznesit dhe fitimeve si për investuesin ashtu dhe konsumatorët.

Drejtori i WizzAir: Jam shumë krenar për dhuratën e Ramës, është kollarja më e mirë që kam pasur në jetë.

Para se sa të japim lajmin dua të jap një njoftim të shkurtër për kompaninë që u krijua në 2014 dhe u zhvillua shumë shpejt në Europë, jemi efikas sepse përdorim avionët më të mirë në botë.

Marim koston më të ulët në mënyrën më të përgjegjshme lidhur me mjedisin. 18 muaj më parë kemi hyrë në Tiranë, kemi investuar dhe aktualisht janë 6 avionë të bazuar në kryeqytet.

Do të përpiqemi të bëjmë akoma më tepër, për tja nisur ku e filluam Wizzair lehtëson jetët e njerëzve dhe fluturimet më të aksesueshme. Siç mund ta shihni ne jemi zhvilluar, jemi të listuar në Londër dhe me kapitalizimin më të lartë në tregun botëror.

Investim i mirë për investuesit dhe konsumatorët duke marrë parasysh fitimin.

Kukësi përshtatet me atë që bën kompania jonë, ne përpiqemi që të sigurohemi që të kemi çmimet dhe koston më të ulët. Nëse do fluturonit në Europë 2 3 vite më parë paguanit 200 euro, tani paguani një shumë të ulët, mund të paguani dhe vetëm 20 euro biletën.

Sot jemi një kompani ajrore e madhe, kemi 42 baza në 52 vende dhe rrjetin e kemi të shpërndarë. Kemi transportuar 43 milionë pasagjerë, kemi Wizzair në UK dhe një në Abu Dhabi.

Po ta shihni ne mbulojmë një hapësirë të konsiderueshme gjeografike. Flota është themeli, A 20 dhe kemi përdorur teknologjinë më të re, dhe avionët me vjetërsi më pak se 3 vjet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...