7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Dua Lipa: Mbështetje për Palestinën ,një intervistë e guximshme për Radio Times

###

Në një intervistë të fundit për Radio Times, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa tregoi se është e përgatitur për të përballuar reagimet dhe kundërshtimet e shumta që mund të vijnë pas daljes së saj publike në mbështetje të Palestinës. E njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe këngët e suksesshme, 28-vjeçarja shqiptare ka marrë një qëndrim të fortë dhe të guximshëm mbi një çështje tejet të ndjeshme dhe komplekse.

“Kur flas për gjëra që janë politike, kontrolloj dy herë, trefish veten që të jem, OK. Kjo ka të bëjë me diçka që është shumë më e madhe se unë dhe është e nevojshme. Gjithmonë do të përballesh me reagime dhe opinione të njerëzve të tjerë, kështu që është një vendim i madh. E balancoj atë, sepse në fund të fundit, mendoj se është për të mirën më të madhe, kështu që jam e gatshme ta marrë atë goditje,” tha Dua Lipa.

Dua Lipa ka qenë një nga personazhet e famshëm që i ka bërë thirrje Presidentit Joe Biden për të ndalur sulmet në Gaza dhe Izrael. Së bashku me personazhe të tjerë të njohur, ajo i shkroi një letër të hapur Presidentit, duke shpjeguar se ata janë “bashkuar si artistë dhe avokatë, por më e rëndësishmja si qenie njerëzore që dëshmojnë humbjen shkatërruese të jetëve dhe tmerret e shpalosura në Izrael dhe Palestinë.”

Në intervistën e saj, Lipa foli gjithashtu për qëndrimet e saj politike në zgjedhjet e ardhshme, duke treguar mbështetjen e saj për laburistët. “Të qëndrosh pas një lideri të caktuar partie politike ndoshta nuk është rruga që dua të marr. Unë kam mbështetur gjithmonë laburistët, por nuk mendoj se do të dal publikisht pro ose kundër dikujt, sepse politikanët në përgjithësi thjesht do e gjejnë një mënyrë për t’ju zhgënjyer,” tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT