12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Dua Lipa në një lidhje të re me ish të dashurin e Rita Orës

The Sun tregon se Dua Lipa është në një lidhje me regjisorin francez Romain Gavras. Ata u fotografuan duke lënë festën e çmimeve BAFTA në Londër para pak kohësh, teksa burimet pranë tyre pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin prej disa kohësh.

“Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj,” tha një burim për gazetën në një raport të 25 shkurtit, ndërsa shtoi: “Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku”.

Burimi vazhdoi: “Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues.”

Dhe vetëm së fundmi duket se ylli ka konfirmuar romancën duke ndarë me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram një fotografi me regjisorin. Në foton e postuar duket dora e këngëtares duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me regjisorin francez në studio. Dua e ka shoqëruar fotot me një ’emoji’ zemre.

Romain u takua me këngëtaren britanike Rita Ora në vitin 2021. Përfaqësuesit e tij konfirmuan për DailyMail, se Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive me angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata mbeten miq të ngushtë.

Një burim i afërt me Ritën shtoi: “Rita dhe Romain u përpoqën ta bënin të funksiononte, por të dy ranë dakord që nuk ishte e thënë për ta. Ata mbeten të afërt, por ishte thjesht e pamundur të ruanin një marrëdhënie ku mezi e shihnin njëri-tjetrin.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...