12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Duart e Belos kështu i drejtohen korrupsionit”, xhamitë e Tiranës reagojnë ashpër ndaj posterit të Këlliçit

Në një kohë që të gjitha sondazhet e bëra nga televizione të ndryshme vetëm 20 ditë para zgjedhjeve e nxjerrin humbës, kandidati i Berishës dhe i Metës ka kaluar në gjeste të papërshtatshme.

Në posterat që ai ka vendosur t’u paraqitet qytetarëve të Tiranës por edhe në postime në profilin e tij në rrjete sociale Këlliçi ka postuar dy duar duke nxjerrë gishtin e mesit. Mesazhi i Këlliçit është që t’i nxjerrë gishtin e mesit korrupsionit por kjo është mënyra e duhur që duhet ta bëjë ai që pretendon të jetë qytetari i parë i Tiranës.
Kjo ka sjellë dhe revoltimin e shumë ndjekësve të tij në rrjete sociale, të cilët pavarësisht nëse janë demokratë apo socialistë, e cilësojnë të padenjë një sjellje të tillë.
Një reagim të ashpër e ka pasur edhe besimtarët të komunitetit mysliman, duke e dënuar gjestin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi. Përmes një reagimi, Xhamitë e Tiranës nënvizojnë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë. Më tej në reagim thuhet se kjo sjellje nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e pashembullt, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe në perceptimin e votuesve për kandidatin. Xhamitë e Tiranës i bëjnë thirrje Këlliçit që të reflektojë si dhe KQZ-së që të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve. Një gjest i tillë është krejtësisht i pahijshëm dhe duket se këtë e ka kuptuar edhe vetë Këlliçi i cili ka Zgjedhur që t’i sfumojë gishtat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Michael B. Jordan feston fitimin e Oscar me hamburger në In-N-Out

0
Disa orë pas ceremonisë së 98-të të Çmimeve të Akademisë në Teatrin Dolby të Los Angeles, Michael B. Jordan festoi fitoren e tij për...

Sali Berisha merr pjesë në iftarin e Bashkisë Kavajë për Natën e Kadrit

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga Bashkia e Kavajës me besimtarët...

Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli ribashkohen pas 15 vitesh për projektin “Imroz’da Bahar”

0
Aktori kryesor i serialit të njohur turk “Sulejman i Madhërishëm”, Halit Ergenc, dhe aktorja Meryem Uzerli do të rikthehen së bashku pas 15 vitesh...

Pronari i ONIMA, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjestit:”Do të një konferencë për...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, ka reaguar për herë të parë publikisht për...

Arrestohet një 20-vjeçar shqiptar në Bruksel me 22.5 kg kanabis të sjell nga Bangkok

0
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Bruksel pasi u kap me 22.5 kilogramë kanabis në valixhen e tij. I riu sapo kishte...