14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Duhet të thërrasim një protestë të fuqishme”/ Berisha: “Nuk mundet kurrë njeri i shitur të luajë me fatin tonë në këtë mënyrë”

Kreu i demokratëve, Sali Berisha paralajmëroi një protestë të fortë ndaj kryeministrit Rama për shkak të bojkotit të pritshëm të samitit të BE-së ditën e nesërme.

Gjatë një tryeze me temë “Ta kthejmë Shqipërinë në rrugën evropiane”,  Berisha u shpreh:

“Cdo ditë që ne nuk i dalim sot fatit tonë, por lejojmë që një aventurier i tillë të shkelmojë mbi identitetin tonë, mbi ëndrrën tonë ne bëhemi përgjegjës. Ai dje u nis turist në Francë. Normalisht ai sdo mund të kthehej më. Ai duhet të rrinte atje azilant me aktin që po projekton. Edhe atje po ti jepnin azil, pastaj do shkonte në Beograd.

Nuk jam dakord me ciftimin që na bëjnë. Por ne nuk folëm kur Maqedonia e pësoi për fajin tonë. Megjithatë ky mund të mos jetë kurrë motiv që ne të kalojmë në anën e zezë të historinë, të kalojmë në anën serbo- ruse. Sot thirrja është më kryesorja, të përballemi dhe të mos dorëzojmë fatin tonë në Beograd. Të mos dorëzojmë të ardhmen e këtij vendi në Beograd. Por të qëndrojmë. U kalua çdo lloj kufiri dhe imagjinate. Mendoj që ne duhet të thërrasim një protestë të fuqishme. Ky është një motiv në një farë mënyrë ekzistencial për kombin tonë. Nuk mundet kurrë njeri i shitur, i pashitur, cilido qoftë ai, të luajë me fatin tonë në këtë mënyrë. Edi Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël. Ne jemi kryeqyteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...