25.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë priten alternime vranësirash dhe rreshje shiu, ndërsa temperaturat do të vijojnë të larta

Duke filluar nga dita e nesërme, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikojnë që moti gradualisht duke nisur nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të jetë me alternime vranësirash hera-herës deri të dendura.

Në zonën e veriut dhe relievet kodrinore-malore në qendër parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare 3-8m/s dhe hera-herës e fortë nga orët e mesditës deri ato të pasdites me shpejtësi 7-15m/s kryesisht në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta në:

zonat malore 18°C deri në 35°C
zonat e ulëta 18°C deri në 40°C
zonat bregdetare 24°C deri në 39°C

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT