14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Durrës – Arrestohet 33-vjeçari që mbante peng një 15-vjeçare, i gjendet armë zjarri me silenciator

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku Policia ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar, i cili akuzohet se mbante me forcë në banesën e tij një 15-vjeçare, duke ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike dhe duke mos e lejuar të largohej.

Operacioni u zhvillua pas njoftimit të marrë nga familjarët e të miturës, të cilët kishin raportuar se vajza nuk po kthehej në shtëpi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ndërhynë menjëherë dhe arrestuan shtetasin:

Enea Zeqiri, 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Gjatë kontrollit të banesës, efektivët i gjetën të arrestuarit një pistoletë tip “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale:
• “Dhuna në familje”
• “Heqja e paligjshme e lirisë”
• “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”

Burime nga hetimi paraprak bëjnë me dije se 33-vjeçari dyshohet se kishte një marrëdhënie intime me të miturën, çka do të jetë gjithashtu objekt hetimi nga organet kompetente. Vajza tashmë është marrë nën kujdesin e autoriteteve dhe ndodhet pranë familjes, ndërsa po i ofrohet ndihmë psikologjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...