10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Durrës/Tragjedi në rrugë: 44-vjeçari humb jetën nga kontakti me energjinë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Viktima është identifikuar si Fatbardh Kaloshi, baba i tre fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, Kaloshi ka rënë në kontakt me ujin e grumbulluar në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar, duke ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Raportohet se shtylla e ndriçimit rrugor ishte e dëmtuar prej disa ditësh dhe rreziku ishte paraprakisht raportuar tek autoritetet përkatëse, por pa asnjë ndërhyrje për ta riparuar.

Policia e Durrësit njofton se rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, 44-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të tragjedisë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe risjell shqetësime për sigurinë e infrastrukturës elektrike në qytet, sidomos në kohë reshjesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...