9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Durrës/ Ushtronin aktivitet në fushën e vjedhjeve me dhunë, arrestohet grupi kriminal

Goditet një grup që ushtronte aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve me dhunë në Durrës dhe qytete të tjera, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe 3 të tjerë. Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit”, u ekzekutuan 2 urdhra ndalimi në ngarkim të shtetasve G. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë (organizatori i grupit) dhe A. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Burime zyrtare bënë me dije se janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve me inicialet; S. H. (alias E. L.), 31 vjeç; A. T., 33 vjeç; A. Rr., 27 vjeç dhe A. S., 35 vjeç.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi me inicialet E. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende të grabitura nga vendngjarjet. Procedimi penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur ka nisur pasi, më datë 07.02.2021, në orët e para të mëngjesit dyshohet se të maskuar kanë vjedhur me dhunë një biznes në zonën industriale të qytetit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes edhe të disa magazinave dhe bizneseve në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera. Po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve të implikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....