10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

‘Dy gabimet e mia në karrierë!’, Briken Çalja i zhgenjyer pasi nuk është paguar

Briken Calja ka tërhequr vëmendje të madhe me anë të një publikimi të bërë në rrjetet sociale.

Kampioni i madh i peshëngritjes shqiptare ka postuar një mesazh “të koduar” në profilin e tij, ku lë të kuptohet qartë se është i zhgënjyer.

“Dy gabimet e mia në karrierë! Besimi i tepërt te personat e gabuar dhe tolerimi më shumë seç duhet… Së shpejti do të marrin përgjigjen e duhur…”, shkruan peshëngritësi, i cili për momentin duket se është mjaftuar vetëm me këtë reagim.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Briken Calja do të regjistronte një prej rezultateve më të mëdha të të gjitha kohërave për sportin shqiptar.

Falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme, peshëngritësi kuqezi fitoi tri medalje në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Tashkent të Uzbekistanit.

Një medalje ari në shkëputje dhe dy argjendi në shtytje dhe dygarësh, ngjitën flamurin tonë kombëtar në shkallën më të lartë të podiumit në evenimentin madhor të shtangës.

Sukses që ngriti në këmbë të gjithë Shqipërinë dhe bëri krenarë miliona shqiptarë në mbarë botën, ku si zakonisht nuk munguan as reagimet dhe urimet e shumta nga krerët e shtetit, të cilët me të drejtë përshëndetën rezultatet fantastike të Briken Caljes.

Por ndonëse nga ajo ditë e triumfit kanë kaluar më shumë se 7 muaj, peshëngritësi ende nuk është likuiduar për medaljet, shpërblim që i takon me ligj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...