Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Petovë të Fierit, pranë FNSH-së, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një çift këmbësorësh.
Si pasojë e goditjes së fortë, bashkëshortët kanë marrë lëndime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.






