18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Dy nyje akoma për tu zgjidhur nga Roberto Mancini në vigjilje të sfidës kundër Belgjikës

Dy nyje akoma për tu zgjidhur nga Roberto Mancini në vigjilje të sfidës kundër Belgjikës. Një prej tyre është i qartë prej kohësh, Chiellini në qendër të mbrojtjes. Kjo dilemë pritet ti marrë akoma më shumë kohë, pasi për kapitenin pritet të vendoset vetëm pas seancës së fundit stërvitore. Lukaku është një “bishë” që Bonucci mund ta përballojë së bashku me kapitenin në krahë.

Chiellini është stërvitur rregullisht por do të jetë ai në fund që do të vendos, nëse është gati për këtë përballje titanësh, nëse jo, Mancini e ka gati dyshen Bonucci-Acerbi, qendërmbrojtësi i Lazios është provuar titullarë si në ndeshjet e kontrollit ashtu edhe në goditje standarde.

Nyja tjetër është Chiesa, protagonist në fitoren e Italisë kundër Austrisë, ishte ai që zhbllokoi sfidën. Mancini sheh tek Chiesa lojtarin e duhur për të sulmuar “murin” belg, për momentin futbollisti i Juves ka më shumë kuota se sa Berardi, mund të jetë Chiesa ai që do të plotësojë tredhëmbëshin ofensiv së bashku me Immobile dhe Insigne.
Pjesa tjetër nuk pritet të ketë ndryshime në raport me ndeshjen e fundit, Di Lorenzo dhe Spinazzola nga krahët e mbrojtjes ndërsa treshja e mesfushës do të formohet nga Barella-Jorginho dhe Verratti, Locatelli dhe Pessina do të jenë gati në çdo moment për tu hedhur në fushë si zëvendësues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “Pas skandalit të AKSHI qëndron Linda Rama, Balluku vetëm fasadë”

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me atë që e cilëson si “skandali i AKSHI-t”, duke pretenduar se...

Berisha akuza të forta ndaj Ergys Agasit: “E kanë rrahur shumë keq, mbrohet nga...

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta publike ndaj biznesmenit në kërkim Ergys Agasi, duke e lidhur atë me aktivitet...

Horoskopi ditor, e Premte, 3 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por sot duhet të mendosh para se të veprosh. Një vendim i nxituar mund të të sjellë pendesë. ♉ Demi Kërkon...

Parashikimi i motit, e Premte, 3 Prill 2026

0
Më 3 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, por pak më i paqëndrueshëm krahasuar me fundin e marsit. Gjatë ditës priten kthjellime në...

Britania dhe Franca zgjasin marrëveshjen për emigracionin, vazhdojnë negociatat për pakt të ri

0
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të zgjasin për dy muaj marrëveshjen ekzistuese për menaxhimin e emigracionit, vetëm pak orë para skadimit...