8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Dy persona arrestohen për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh në Auto-Shkollën që kishin në pronësi

Dy persona janë arrestuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në rajonin e Ferizajt. H.S dhe E.S, si pronar/e dhe përgjegjës në një auto-shkollë me seli në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, dyshohen për veprat penale “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat’’ dhe “Falsifikimi i Dokumenteve’’.

Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit akuzohen se, me qëllim përfitimi, kishin pranuar ryshfet nga kandidatë të ndryshëm për t’ua mundësuar marrjen e patentë-shoferëve të kategorisë B dhe C pa iu nënshtruar testeve dhe kritereve përkatëse. Ata kanë siguruar gjithashtu certifikatat mjekësore pa i nënshtruar kandidatët kontrolleve të rregullta mjekësore dhe kanë falsifikuar dokumentet që dëshmonin se kandidatët ishin aftësuar në pjesën teorike dhe praktike të provimit.

Në lidhje me këtë rast, janë konfiskuar si prova materiale dy telefona mobilë, pesë libra-regjistratorë, shtatë fletore regjistrimi, një fletore interne dhe xhepi, 64 dosje origjinale të kandidatëve dhe 21 certifikata mjekësore të shoferëve profesionalë.

Pas bastisjes, dy të dyshuarit janë shoqëruar dhe intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare. Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim me Prokurorin përgjegjës të rastit. Pas intervistës, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejshme ligjore. Rasti mbetet nën hetime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...