8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Dy persona në kërkim për masakrën e Dobraçit, pjesë e grupit të Bajrave

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për përfshirje në masakrën e Dobraçit, ku u ekzekutuan me armë zjarri Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa Flutura Basha humbi jetën pasi mjeti ku udhëtonte së bashku me bashkëshortin u përplas nga një automjet S Class i drejtuar nga viktimat.

Sipas burimeve, dy të kërkuarit janë Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të dy të njohur si anëtarë të grupit të Bajrave, një familje që ka pasur përplasje të gjata dhe të dhunshme me familjen Lici, duke shkaktuar viktima në të dyja palët.

Gjithashtu, Sakica dhe Troshani janë në kërkim për një incident tjetër të ndodhur më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes tyre dhe vëllezërve Andrea e Sandër Prendi. Aktualisht, në Shkodër ndodhet forca speciale RENEA, e cila po kreh zonën për të kapur të kërkuarit, ndërsa policia është duke shqyrtuar kamerat e sigurisë, jo vetëm në zonën e ngjarjes, por edhe në lagje të tjera të qytetit.

Ndërkohë, ende nuk është konfirmuar nëse personi i tretë në mjetin e viktimave ishte Ibrahim Lici. Pavarësisht pranisë së një fotoje që ngjan me të shumëkërkuarin, policia ende nuk ka konfirmuar identitetin e tij. Pritet analizimi i njollave të gjakut dhe shenjave të gishtave për të përcaktuar nëse është ai apo jo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...