Dy persona humbën jetën pas një të shtënë me armë në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurt, njoftoi policia gjermane.
Sipas njoftimeve paraprake, një person i armatosur hyri në ambient rreth orës 03:45 dhe qëlloi mbi dy viktimat, të cilat humbën jetën në vendngjarje. Autori u largua menjëherë dhe aktualisht është shpallur në kërkim.
Policia ka vënë në lëvizje një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa hetimet për motivet e ngjarjes janë ende në zhvillim.






