6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Dy shpërthime goditën kryeqytetin Kiev gjatë vizitëssë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres

Dy shpërthime goditën kryeqytetin Kiev, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ishte në qytet për bisedime me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Sipas zëdhënësit të tij, një nga raketat që goditi Kievin të enjten ishte pranë hotelit ku po qëndron sekretari i përgjithshëm i OKB-së për vizitë.

Raketa goditi një orë pasi Antonio Guterres mbajti një konferencë shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt, tha zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric për CBS Neës. Ai shtoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishte në hotel në atë moment.

“Unë jam sot në Kiev. Dy raketa kanë shpërthyer në Kiev, u trondita kur u informova se dy raketa kishin shpërthyer në qytetin ku ndodhem”, deklaroi Guterres.

“Kjo është një luftë dramatike, dhe ne absolutisht duhet t’i japim fund kësaj lufte dhe absolutisht duhet të kemi një zgjidhje për këtë luftë.”

Zyrtarët ukrainas kanë dënuar sulmin me raketa të Rusisë në Kiev të enjten mbrëma, i cili ndodhi teksa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres po përfundonte një vizitë në kryeqytetin ukrainas. Sipas tyre, disa persona u plagosën në sulmin me raketa të Rusisë

Presidenti Volodymyr Zelensky, në video-mesazhin e tij të përditshëm, tha se “sot, menjëherë pas përfundimit të bisedimeve tona me Guterres në Kiev, 5 raketat ruse fluturuan në qytet. Kjo tregon shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale, në lidhje me përpjekjet e udhëheqjes ruse për të poshtëruar OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata. Prandaj kërkon një përgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...