7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dy Shqiptarët u arratisën nga burgu i Greqisë, ja akuzat për krime të rënda në seri

Dy 41-vjeçarët shqiptarë, Romeo Qosja nga Cërriku dhe Lefter Toçi nga Bradasheshi i Elbasanit, janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi. Ata akuzohen për një seri veprash penale të rënda, duke përfshirë “vrasje me paramendim”, “grabitje në bashkëpunim dhe në seri”, si dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Qosja dhe Toçi ishin të paraburgosur që nga marsi i vitit 2016, ndërsa më pas kishin përfituar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim daljeje nga vendi”. Pas disa shkeljeve të masave, ata u arrestuan dhe u liruan me kusht, por më vonë u lidhën me grabitje të tjera të armatosura, përfshirë një incident në gusht 2018, ku grabitën një çift grek dhe morën rreth 45,000 euro dhe vlera të tjera të konsiderueshme.

Pas arratisjes së tyre, autoritetet greke kanë nisur hetime intensive dhe kanë lëshuar urdhër-arrest europian për Lefter Toçin, ndërsa Romeo Qosja, i njohur për tatuazhin me gërma kineze në dorë, ka qenë gjithashtu i përfshirë në ngjarje të ngjashme. Ata janë akuzuar për një seri vjedhjesh dhe aktivitete të tjera kriminale, për të cilat kanë shpërndarë informacione përmes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Policia greke ka intensifikuar kontrollin në gjithë Greqinë për kapjen e tyre, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e lartë të dyshuarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...