14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dy të arrestuar në Bulqizë për rrahje dhe vjedhje

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Bulqizë, ku dy persona u paraqitën si punonjës policie dhe morën me forcë një shumë parash nga një 36-vjeçar në rrugë. Shtetasit Dritan Tançi, 26 vjeç, i cili ka të paktën një precedent penal, dhe Valnir Barmeta, 36 vjeç, u arrestuan menjëherë pas ngjarjes. Policia ka kaluar materialet procedurale në Prokurorinë e Dibrës për veprime të mëtejshme në lidhje me veprat e dyshuara “Vjedhja me dhunë” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Njoftimi i policisë
“Menjëherë pas kallëzimit të një 36-vjeçari, se rreth orës 22:00 të datës 21.05.2024, 2 shtetas që i ishin prezantuar si punonjës policie, i kishin marrë me forcë, në rrugë, një shumë të vogël parash, Komisariati i Policisë Bulqizë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit “Prezantimi”, u vunë në pranga shtetasit D. T., 26 vjeç (i dënuar disa herë, për vepra penale kundër personit dhe pronës) dhe V. B., 36 vjeç, të dy banues në Bulqizë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprat “Vjedhja me dhunë” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...