5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Dy të arrestuar në Kamëz për shpërndarje kokaine, droga u gjet e ndarë në doza gati për shitje

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndës narkotike kokainë në Kamëz, duke vënë në pranga dy shtetas.

Të arrestuarit janë Florin Pepkolaj, 35 vjeç, dhe Edison Stambolli, 36 vjeç, banues në Kamëz. Arrestimet u kryen gjatë kontrolleve në zonën e Valiasit dhe në rrugën “Ismail Qemali”, ku policia ndaloi të dyshuarit dhe kontrolloi fizikisht si edhe automjetet e tyre.

Nga kontrollet, efektivët gjetën doza kokaine të ndara dhe të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën të ditur:

“Si rezultat i kontrolleve sistematike, me objektiv goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, konstatuan dhe goditën dy raste të sigurimit dhe ndarjes së lëndës narkotike kokainë, në doza, me qëllim shitjen. Për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. P., 35 vjeç, dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamëz.”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...