10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Dy të rinjtë nga Shkodra po hetohen për shitje të paautorizuar të kartave SIM ndaj grupeve kriminale

Dy të rinj nga Shkodra po hetohen në gjendje të lirë, pasi akuzohen për shitje të paautorizuar të kartave SIM dhe falsifikim dokumentesh. E. J., 20 vjeçe, dhe F. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, dyshohet se kanë shitur karta SIM tek persona me precedentë penalë pa regjistruar të dhënat e tyre ose duke deklaruar informacione të rreme.

Policia e Shkodrës informoi se kartat e shitura në të zezë dhe pa autorizim të kompanive që i disponojnë ato, janë përdorur nga individë të rrezikshëm për të komunikuar për veprimtari kriminale, përfshirë prodhimin e minave me telekomandë dhe kultivimin e bimëve narkotike.

“Dy shtetas iu kanë shitur pa autorizim shtetasve të ndryshëm karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur nga individë me precedent kriminal për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale,” informoi policia e Shkodrës.

Policia sekuestroi 79 formularë për shitjen e kartave SIM me të dhëna të falsifikuara. Sipas ligjit, çdo numër celulari duhet të regjistrohet me të dhënat personale të blerësit.

Dy të rinjtë janë proceduar penalisht për veprat penale “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar përmasat e aktivitetit të tyre dhe lidhjet e mundshme me grupet kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...