11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Dy vëllezër arrestohen në Sarandë pas plagosjes së nënë e bir

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër, Romeo dhe Fabion Laze, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Sarandës, rreth orës 17:45, pas një konflikti për parkimin. Vëllezërit, pronarë të një lavazhi, kanë goditur nënë e bir, N.A. dhe E.A., me grushte, shkopinj dhe sende të forta, duke u shkaktuar plagë të shumta në kokë dhe trup. Fatmirësisht, gjendja e tyre shëndetësore nuk është në rrezik për jetën.

Në konflikt u përfshinë të paktën 6 persona, por pas hetimeve policia ka arrestuar Romeo Laze, 45 vjeç, dhe Fabion Laze, 39 vjeç.

Sipas të dhënave, vëllezërit Laze kanë një histori të gjatë të precedentëve penalë:
• Maj 2011: Plagosje me sende të forta ndaj dy vëllezërve Avdiu.
• Tetor 2014: Fabion arrestuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
• Dhjetor 2015: Romeo arrestuar për “dhunë në familje” dhe dëmtime të tjera me dashje.
• Gusht 2021: Romeo arrestuar sërish për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
• Shkurt 2025: Prokuroria sekuestroi dy pasuri, dy automjete dhe një biznes të Romeo Lazes.
• Fabion ka precedentë penalë për narkotikë edhe jashtë shtetit.

Ngjarja vijon të hetohet nga autoritetet lokale për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të zbardhur rolin e të tjerëve të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...

Kroacia ndalon telefonat në shkolla: Studimi zbulon se nxënësit i përdorin kryesisht për argëtim

0
Në Kroaci ka hyrë sot në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme, një masë që synon të...

“Më kërcënoi se do të më vriste” – 55-vjeçari bullgar arrestohet në Selanik pas...

0
Një shtetas bullgar, 55 vjeç, është arrestuar nga oficerët e policisë DIAS në Selanik, pas një denoncimi për përdhunim të bërë nga një 52-vjeçare,...