14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Dy vite shkatërrim në Gaza: mbi 67 mijë palestinezë të vrarë, mes tyre mbi 20 mijë fëmijë

Gjatë dy viteve të fundit, forcat izraelite kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës dhe kanë vrarë mbi 67,183 palestinezë, përfshirë 20,179 fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi.

Këto shifra janë konsideruar të besueshme nga OKB-ja dhe agjencitë ndërkombëtare, ndonëse Izraeli i ka kundërshtuar ato.
Operacionet ushtarake izraelite nisën pas sulmit të 7 tetorit 2023, kur persona të armatosur të udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1,200 njerëz dhe morën 251 pengje.

Sipas të dhënave të fundit, 460 persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja që nga fillimi i luftës, përfshirë 182 viktima vetëm që prej gushtit, kur në Qytetin e Gazës u konfirmua një zi buke e shkaktuar nga njeriu, sipas Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) të mbështetur nga OKB-ja.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohoar vazhdimisht ekzistencën e urisë në Gaza, duke theksuar se Izraeli po lehtëson shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe ushqimeve.

Nëse Hamasi dhe Izraeli do t’i përmbahen marrëveshjes së paqes, e cila ka hyrë në fuqi këtë javë, shumë politikanë ndërkombëtarë shpresojnë që lufta të marrë fund përfundimisht.
Megjithatë, rimëkëmbja dhe rindërtimi i Rripit të Gazës pritet të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...