10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Dyshohet për asfiksi nga klori, ose helmim nga ushqimi/ Detaje nga tragjedia me 4 të vdekur në Qerret

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga tragjedia e katërfishtë në Qerret të Kavajës, ku katër turistë rusë u gjetën të pajetë brenda një hoteli.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” se katër familjarët janë gjetur të pajetë në pishinën dimërore të hotelit, dhe jo në saunë, siç u raportua më herët.

Policia dhe Prokuroria po kryejnë hetime të detajuara për vdekjen e katër familjarëve rusë. Për momentin, policia dhe prokuroria po hetojnë në disa pista, ku më e mundshmja është ajo e asfiksisë, për shkak të klorit. Rusët kanë gjetur vdekjen në pishinën dimërore dhe dyshohet se përqendrimi i klorit ka qenë shumë i lartë, duke bërë që ata të asfiksohen dhe të gjejnë vdekjen. Megjithatë, prokuroria po heton edhe mundësinë e helmimit të tyre, pasi ata kanë qenë një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, ku kanë ngrënë, dhe më pas kishin ndaluar edhe në Librazhd, ku kishin ngrënë sërish, për të ardhur më tej në Qerret, ku nuk kanë ngrënë në hotel”, tha gazetarja.

Mësohet se janë marrë kampionët e ujit dhe të klorit të përdorur në pishinë, si dhe është matur cilësia e ajrit nga ekspertët. Procedura e hetimit po ndiqet dhe nga punonjës të ambasadës ruse në Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...