10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“E goditi me thikë pas një sherri”: Identifikohet viktima e vrasjes në Babrru, 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci

Tiranë – Është identifikuar burri që u vra mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë, Kamëz. Viktima është Hajdar Ismailgeci, 40 vjeç, i cili mbeti i pajetë pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, kur trupi i pajetë i Ismailgecit u gjet në mes të rrugës. Sipas policisë, ai kishte marrë një plagë të rëndë me mjet prerës, e cila i shkaktoi humbjen e jetës si pasojë e hemorragjisë.

“Dyshohet se viktima u godit me thikë pas një sherri dhe humbi jetën pak minuta më vonë,” tha policia në njoftimin zyrtar.

Raportohet se autori i dyshuar, menjëherë pas ngjarjes, është parë nga banorët duke hyrë në një lokal rreth 300 metra më larg, me njolla gjaku në trup. Ai qëndroi për pak minuta dhe më pas u largua në drejtim të paditur.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, që po punon për të zbardhur rrethanat, dokumentimin e plotë dhe kapjen e autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...