15.5 C
Tiranë
Thursday, December 11, 2025
spot_img

E kishin kthyer lokalin në pikë të trafikut të drogës, policia italiane vë në pranga dy të rinjtë shqiptarë

Dy 29-vjeçarë shqiptarë janë vendosur në pranga nga policia italiane pasi akuzohen për trafik droge dhe për rezistence ndaj oficerëve të policisë.

Të dy shqiptarët të cilët punonin si banakier në një lokal në Loano të Italisë e kishin kthyer vendin e punës në një pikë të tregtimit të drogës.

Policia kishte pikasur lëvizjet e dyshimta të narkomanëve brenda lokalit në Loano, si dhe vizitat e shpeshta që kryheshin në një ambient nëntokësor ngjitur me lokalin, që shërbente për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve.

Në një operacion blic, policia italiane ka ushtruar kontrolle në ambientet e lokalit me ndihmën e njësisë së specializuar të qenve. Policia ka hasur në rezistencën e dy shqiptarëve të cilët u përpoqën të pengonin operacionin e policisë.

Gjatë kontrollit, brenda dhomës së përdorur si depo në një raft mes shisheve me pije freskuese dhe verë u gjetën sasi kokaine dhe marijuane e ndarë në doza, shoqëruar me materialet e tjera për ta paketuar.

Të dy shqiptarët janë vendosur në pranga dhe do të dalin para gjykatës për t’u njohur me akuzat ndaj tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tabaku akuzon mazhorancën për kapjen e institucionit të Avokatit të Popullit: “Proces i shtrembëruar,...

0
Seanca plenare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është shoqëruar me akuza të forta nga opozita, me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e...

Blushi shpërthen në Kuvend: “Mazhoranca po zgjedh Avokatin e Popullit të djallit, një shëmti...

0
Seanca plenare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është tensionuar ndjeshëm, duke u shoqëruar me akuza të forta dhe përplasje verbale mes...

Redi Muçi ironizon PD-në dhe PS-në: “Shabani, i firmosur nga demokratët dhe i votuar...

0
Seanca e sotme plenare u shoqërua me tone të ashpra dhe replika të forta, ku në qendër të debatit ishte figura e Endrit Shabanit,...

Manja sqaron procedurën për Avokatin e Popullit: “Tërheqja e firmave nga opozita është jashtë...

0
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të opozitës lidhur me procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke...

María Corina Machado shfaqet publikisht në Norvegji pas 11 muajsh fshehjeje: Mbështetësit brohorasin “Liri!”

0
Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, u shfaq publikisht të enjten në Oslo, duke i dhënë fund një periudhe 11-mujore mungese nga skena...