7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

E para grua në krye të qeverisjes së vendit, Georgia Meloni betohet në Presidencë

Giorgia Meloni është betuar si gruaja e parë kryeministre e Italisë dhe si liderja e parë e ekstremit të djathtë në krye të qeverisë së vendit.

Liderja e “Brothers of Italy (FdI)”, Giorgia Meloni u betua përpara Presidentit Sergio Mattarella të shtunën.

Meloni merr drejtimin e qeverisë nga Mario Draghi pasi FdI-ja e saj udhëhoqi koalicionin e krahut të djathtë drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar, duke fituar rreth 26% të votave.

Kabineti prej 24 anëtarësh i Melonit, i cili përbëhet vetëm 6 gra ministre, u betua pas saj.

Dje, më 21 tetor, Meloni dhe partnerët e saj të koalicionit, Silvio Berlusconi, lideri i “Forza Italia” dhe Matteo Salvini, kreu i partisë kundër emigracionit “Lega Nord”, u takuan me presidentin italian Sergio Mattarella në pallatin presidencial, i cili pranoi listën e ministrave të kabinetit të ardhshëm qeveritar.

Pas takimit Meloni u tha gazetarëve se koalicioni i tregoi presidentit se ajo ishte gati të merrte mandatin për të qeverisur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT