Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Borsh, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj një 42-vjeçareje, si dhe i ka marrë telefonin celular.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj shtetasit F. H. ka bërë kallëzim shtetasja M. M., banuese në Sarandë, e cila pretendon se është ndjekur vazhdimisht dhe është përballur me presion psikologjik nga ana e tij.
Në vijim të ngjarjes, është proceduar penalisht edhe bashkëshorti i saj, shtetasi B. M., 66 vjeç, i cili është konfliktuar fizikisht me 49-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Policia bëri me dije se materialet procedurale janë referuar në prokurori, ndërsa vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.






