14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

E rëndë në Bosnje-Hercergovinë/ Burri vret gruan dhe e trasmeton live në rrjete

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme në Bosnje-Hercegovinë ku një burrë ka ekzekutuar mizorish 3 persona.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Gradaçaç, ku Nermin Sulejmanoviç, ka ekzekutuar me plumb në kokë gruan e tij dhe një burrë me të cilin dyshonte se kjo e fundit e tradhtonte. Po ashtu, ai i ka marrë jetën dhe djalit të mitur të burrit.

Sulejmanoviç fillimisht dhunoi gruan e tij dhe më pas ekzekutoi me armën e tij babë e bir. Në fund, vrasësi ka dalë live, duke treguar gjithçka ka bërë, e po ashtu, duke transmetuar momentin kur qëllon me plumb në kokë bashkëshorten. .. “Hej djema, do të shihni diçka që nuk e keni parë kurrë më parë, një vrasje të vërtetë! Është një masakër. Shiko, kur ke të bësh me k*rvë që të denoncon në polici”, thotë ai, ndërsa filmon gruan e tij, fytyra e së cilës është shpërfytyruar nga plagët, me gjak që i rrjedh nga goja.

Ai e pyet pse e denoncoi në polici dhe ajo i përgjigjet duke folur me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra, se kishte frikë për veten dhe fëmijën. Ndërkohë, në sfond dëgjohen të qarat e një fëmije që dyshohet se është fëmija i mitur i çiftit.

Ja, shikojeni vrasjen drejtpërdrejt tani, bukur dhe lehtë,” thotë vrasësi më pas.

A po shikon?” përsërit ai dhe më pas tërheq këmbëzën dhe qëllon një të shtënë në kokën e gruas së tij, duke e vrarë atë.

Në video shihet koka e saj që i bie paksa mbrapa, por trupi i saj i pajetë mbetet në pozicion ulur. Më pas vrasësi kthen telefonin dhe regjistron fëmijën të shtrirë në dysheme dhe thotë:

Ja, dikush të vijë dhe të shpëtojë fëmijën. Vazhdojmë.“- tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...