17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

E rëndë në Lushnjë, 18-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë pas konflikteve me bashkëshortin

Një tragjedi ka ndodhur në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare ka kryer vetëvrasje duke konsumuar fostoksinë. Policia e Lushnjës po heton rastin dhe ka njoftuar se është duke hetuar bashkëshortin e saj, një 24-vjeçar, për dyshime se konflikti me të ka qenë shkak për këtë akt ekstrem. Një lloj konflikti që ka përfshirë dyshime dhe akuza të shpeshta për tradhti, duke krijuar tensione të pakëndshme mes çiftit.

18-vjeçarja ishte martuar vetëm disa muaj më parë dhe dyshimet për tradhti dhe xhelozia kanë shpërthyer në konflikte të vazhdueshme. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të vajzës në fshatin Fiershegan. Pas konsumimit të substancës helmuese, ajo është transportuar në spital, ku ka humbur jetën pasditen e së enjtes.

Familjarët dhe autoritetet po hetojnë ngjarjen për të zbuluar të gjitha rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në këtë tragjedi. Hetimet janë duke u bërë edhe në lidhje me konsumimin e substancës helmuese dhe shkakun e blerjes së saj, në një kontekst ku substancat e tilla janë bërë objekt i një hetimi më të gjerë dhe janë shoqëruar me zbulime rreth shitjes së tyre pa kriter në disa fusha.

“Nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese dhe për pasojë ka humbur jetën në spital pasditen e së enjtes”, bëri të ditur policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...