8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

E rëndë në Lushnjë/ 57-vjeçari qëllon me automatik babë e bir

Mesnatën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krutje të Lushnjës.

Sofokli Shani 57 vjeç ka vrarë me armë zjarri një person dhe ka plagosur djalin e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e të ndjerit Irakli Qorri 62 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa Kejdi Qorri, 31 vjeç, djali i tij është plagosur rëndë.

Ka dyshime që autori dhe viktimat të jenë zënë si fillim në lokal dhe më pas ky i fundit ka qëlluar ndaj tyre me breshëri automatiku. Po ashtu mësohet se djali pas ngjarjes u transportua në spitalin e Lushnjës, dhe më pas në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Autori, pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është vetëdorëzuar në polici, bashkë me armën e krimit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Edmond Spaho kritikon PD-në: Bojkoti i reformës zgjedhore dhe territoriale, gabim më i rëndë...

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të PD-së për bojkotimin e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale, duke e...

Ina Zhupa akuzon mazhorancën: Kuvendi po kthehet në formalitet, po shkelen rregullat e parlamentarizmit

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër nga Konferenca e Kryetarëve, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të rënda të parimeve të parlamentarizmit...

Bardhi për reformën territoriale: Opozita nuk ka bojkotuar, kërkojmë dialog sipas standardeve të BE-së

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është ndalur te reforma territoriale, duke deklaruar se opozita ka kërkuar vazhdimisht dialog dhe procese...

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...