Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një i moshuar ka humbur jetën aksidentalisht pas një rënieje nga lartësia. Sipas njoftimit të Policisë, incidenti u regjistrua në lagjen “28 Nëntori”, ku shtetasi P. J., 74 vjeç, dyshohet se është rrëzuar teksa po ngjitej drejt tarracës së pallatit.
Rënia nga kati i gjashtë i ndërtesës ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin nëse i moshuari ishte duke kryer punime, apo nëse bëhet fjalë për një aksident të momentit.






