Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë ku një i moshuar është gjetur i mbytur në det.
Sipas burimeve bëhet fjalë për 71-vjeçarin Durim Lekdushi. Ai është gjetur i mbytur në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes teksa vijon puna për zbardhjen e saj.