9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

E shoqja e të akuzuarit për vrasjen e të moshuarve në Bodrishtë shpërthen në lot para gazetarëve

E shoqja e 69-vjeçarit Thoma Mastora, i cili akuzohet se dhunoi për vdekje çiftin e të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç, në fshatin Bodrishtë të Dropullit, ka shpërthyer në lot para gazetarëve.

E moshuara e tronditur është shprehur se i shoqi mori në qafë dy pleq, duke shtuar se “le të vinte të shkarkonte tek unë, më mira mua, jo botën”, teksa ka shpërthyer në lot.

Eftiqia Mastora u shpreh se pas arrestimit nuk e ka takuar bashkëshortin e saj dhe deklaroi se ai s’ka më punë.

Gjithashtu tregoi se i shoqi kishte marrë një kredi bankare pa dijeninë e saj dhe se këtë fakt e kishte marrë vesh nga policia.

Eftiqia Mastora: Le të shkarkonte tek unë, u zu andej, të vinte t’i shkarkonte tek unë, siç bënte sa herë. Më mirë mua, jo botën. Çfarë i mungonte atij, i munguan ilaçet atij? Pse të marrë kredi pa më pyetur mua. Çfarë faji kam unë tani, çfarë të bëj, të vras veten? Është mëkat, çfarë të bëj. Nuk mendoi as për mua, as për djalin. Ku kam unë fuqi? Ku të mbytem?Kërkoj ndjesë, nuk kam çfarë të them. Unë nuk jam e zonja të vras një gjë që më del rrugë, jo të bëj atë punë. Nuk kam çfarë të bëj më, më thoni dhe juve çfarë të bëj? Më mbaroi. S’më dilnin hallet e mia, sëmundjet e mia, mua më ka mbaruar. Nuk ka më punë me mua, s’ka më falje.

Kërkoj ta di tek cila bankë ka marrë kredi apo kush e ka ndihmuar. Do më lërë pa shtëpi. Më tha polici çfarë pune ke me policinë, nuk di gjë. Nuk e di se sa lekë ka marrë, u çmenda fare. Kush e ndihmoi që të marrë kredinë, nga policia e mora vesh.

Unë takoj atë? Për çfarë, çfarë t’i them, që more në qafë dy pleq? Çfarë ti them unë e shkreta (Qan). 1.5 milionë ia kam dhënë unë për makinën, se u çmend donte makinë, i kam marrë tek motra ime dhe ia kam dhënë atij qeni.

Çfarë i bëri lekët? Unë kam vetëm rrogën time, jo ilaçe, nuk më dalin. S’më ka thënë që ka marrë kredi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...