Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rusine, ku një mësuese ka humbur jetën pasi u sulmua me thikë nga një nxënës 17-vjeçar në rajonin e Perm, në zonën e Uraleve.
Viktima, mësuese e gjuhës dhe letërsisë ruse në një shkollë në Dobryanka, u plagos rëndë pranë hyrjes së institucionit arsimor ku jepte mësim. Ajo u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Sipas guvernatorit rajonal, Dmitry Makhonin, autor i dyshuar i sulmit është një adoleshent 17-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë nga policia pas ngjarjes. “Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ishte e mundur të shpëtohej jeta e saj”, deklaroi ai.
Të dhënat paraprake nga Komiteti Hetimor Rus bëjnë me dije se viktima ishte edhe kujdestare e klasës ku studionte i dyshuari, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.
Autoritetet theksojnë se ky është një ndër disa incidentet e dhunshme të regjistruara në institucionet arsimore në Rusi që nga fillimi i vitit, duke ngritur shqetësime për sigurinë në shkolla.






