9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“E vlerësoj durimin e Shqipërisë”/ Varhelyi: “Ne duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren”

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi u shpreh se objektivi i BE-së është që brenda qershorit të hapen negociatat.

Varhelyi u shpreh se i gjithë procesi i zgjerimit ka të bëjë me sigurinë e Ballkanit. Ai tha se do të ishte i gatshëm të shkonte çdo ditë në Shkup dhe Sofie, me qëllim që Bullgaria të heqë veton. Sipas vendimin per hapjen e negociatave e kane ne dore shtetet anëtare. Ajo qe mund te beje Këshilli është promovimi i arritjeve.

Ai gjithashtu theksoi se po punon me miqtë bullgarë dhe ato maqedonas, duke kërkuar pak më shumë durim nga Shqipëria, ndërsa shtoi se objektivi është që  ky proces të mbyllet gjatë presidencës franceze.

“Ajo që mund të them është që ne duhet patjetër që të përdorim gjithçka që kemi në dorë. Nuk mund të kemi një luftë në Evropë dhe Evropa mos përdorë mundësitë e saj që të stabilizojë Ballkanin. I gjithë procesi i zgjerimit ka të bëjë me sigurinë e Ballkanit.

Është e vërtetë që në këtë procese jo vetëm që shikojmë stabilitet por mund të krijojmë stabilitet afatgjatë. Prandaj nuk mund të jap dhe nuk i jap kohë atyre që janë në këtë proces që të mos bëjnë atë që duhet të bëjnë. Ne këtë vendim duhet ta marrim dhe të ecim përpara. Nëse nuk  e marrim do të thotë që ne të heqim dorë nga ai mandat që kemi. Prandaj unë po punoj.

Unë e vlerësoj durimin e Shqipërisë. Kërkoj pak durim nga ana juaj, sepse objektivi ynë është që ky proces të mbyllet brenda presidencës franceze. Çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me procesin, por ka të bëjë më mënyrën si ne do ta ndryshojmë realitetin në terren. Kjo është detyra që kemi dhe nuk duhet ti largojmë sytë nga ky angazhim i përbashkët. Do të shkoj në Shkup dhe Sofje nëse do të ishte e nevojshme, Duhet ta mbyllim këtë punë tani.

Do të thosha që nuk është Shqipëria ajo me të cilët po tallet njeri. Nëse ne nuk e vendosim për këtë gjë ne po tallemi me veten. Pra BE po tallet me veten. Kjo është një fjalë e rëndë për të thënë, prandaj nuk po e them këtë.

Ajo që do të them është kjo: Që ne mund të promovojmë arritjet e secilit prej shteteve kandidatet. Vendimit nuk i kemi ne në dorë. Vendimin e kanë në dorë shtetet anëtare”, tha komisioneri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...