13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“E vrau nënën e katër fëmijëve” – Tronditje në Kanada nga vrasja e shqiptarja Savannah Kulla në Brampton

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Brampton, Kanada, ku një 29-vjeçare me origjinë shqiptare, Savannah Kulla, është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj, 38-vjeçari Anthony Deschepper.

Sipas raportimeve të policisë lokale, ngjarja ndodhi në një parking publik, ku çifti kishte pasur një debat të ashpër. Në kulmin e konfliktit, Deschepper ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëshortes, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit, autori mori një prej fëmijëve të çiftit dhe tentoi të largohej me automjet, por u neutralizua dhe arrestua nga policia pas një ndjekjeje të shkurtër.

Nënë e katër fëmijëve – një histori që përfundoi tragjikisht

Savannah, vetëm 29 vjeç, ishte nënë e katër fëmijëve të mitur, të cilët tashmë kanë mbetur pa kujdesin e prindërve. Ngjarja ka shokuar komunitetin shqiptar në Brampton, ku shumë qytetarë kanë organizuar homazhe dhe nisma për ndihmë ndaj fëmijëve të viktimës.

“Ajo ishte një nënë e dashur dhe një grua e fortë. Askush nuk e meriton një fund të tillë,” – kanë shkruar miq dhe të afërm të saj në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...