0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

E zhdukur që prej fundjavës,gjendet trupi i 29-vjeçares që ishte në muajin e 7-të të shtazënisë, u vra nga partneri i saj

Trupi i 29-vjeçares Giulia Tramontano, shtatë muajshe shtatzënë e cila ishte zhdukur që prej fuindjavës në Itali, është gjetur në një ndërtesë të vjetër në via Monte Rosa.

Ka qenë partneri i saj Alessandro Impagnatiello, i arrestuar për vrasje, ai që ka treguar se ku e kishte fshehur trupin e të resë. Rrëfimi erdhi pas një dite kërkimesh të furishme dhe zhvillimeve të papritura hetimore.

Apartamenti në të cilin jetonte çifti ishte sekuestruar pasi në fuoristradën e 30-vjeçarit, i cili punonte si barist në një lokal luksoz në Milano, u gjetën gjurmë gjaku. Më pas, kur karabinierët analizuan banesën, dolën shumë gjurmë gjaku, veçanërisht në shkallët e godinës dhe në hyrje të saj. Kishte tentuar edhe ti pastronte, por nuk i shpëtuan analizave shkencore.

Në atë moment 30-vjeçari ka rrëfyer dhe ka lejuar gjetjen e trupit: “Unë e vrava”. Sipas një ekzaminimi fillestar, ai ka tentuar të djegë edhe trupin, i cili është gjetur i mbështjellë me disa qese plastike. Por mjaftoi një vështrim i karabinierëve për të vënë re tatuazhin e madh në krahun e djathtë të vajzës dhe për të njohur trupin pa dyshim.

Giulia Tramontano ishte zhdukur nga shtëpia natën mes së shtunës dhe të dielës. Pesë ditë në të cilat nuk ka pasur asnjë shenjë jete nga ajo. Pavarësisht shpresës së dobët të motrës së saj Chiara, e cila lëshon një tjetër thirrje të dëshpëruar në rrjetet sociale: “Ne po kërkojmë Giulia-n të gjallë, na ndihmo ta gjejmë”. Pak para një të mëngjesit konfirmimi përfundimtar erdhi, se nuk kishte asgjë më shumë për të bërë.

Dosja e hapur nga prokurorja Alessia Menegazzo tani parashikon hipotezën e vrasjes së rëndë, dhunimit të një kufome dhe ndërprerjes së shtatzënisë.

Në orën 22:00 Alessandro Impagnatiello, iu drejtua banesës së tij, duke folur në celular me altoparlant: kapak bejsbolli, një xhaketë ngjyrë bezhë me kapuç të ulur mbi kokë, shikimin ulur para blicit dhe kamerave. Më pas detyrohet të zbresë nga makina dhe shoqërohet nga karabinierët e skuadrës së vrasjeve për në banesë. Më në fund kur kthehet kundër makinës shan dhe gjuan me shkelma.

Pasdite u bë kontrolli në makinën e Impagnatiello-s ku kishin dalë gjurmë gjaku. Barmeni ka rrëfyer se ka vrarë partneren e tij dhe ka ngarkuar trupin në fuoristradën e tij Volksëagen T-roc. Më pas ai do të kishte bredhur për disa kilometra, aq sa hetuesit supozuan se ai mund të kishte arritur në një zonë të pyllëzuar. Nuk ishte kështu dhe trupi u gjet gjashtëqind metra larg shtëpisë.

Gjatë natës, Impagnatiello u mor në pyetje nga magjistratët Mannella dhe Menegazzo dhe nga drejtuesit e karabinierëve të Milanos, gjenerali Iacopo Mannuçi Benincasa, kolonelët Antonio Coppola dhe Fabio Rufino.

Në dokumentet e hetimit do të kishte edhe një imazh vendimtar të momentit kur ai del nga shtëpia mes të shtunës dhe të dielës. Hetimet fokusohen në lëvizjet e tij, në Senago dhe Milano, natën e zhdukjes së tij.

Dyshohet se ka qenë vetë Impagnatiello ai që ka shkruar mesazhet e fundit të dërguara nga celulari i vajzës mbrëmjen e së shtunës. E fundit rreth orës 21.30 kur i shkruante një shoqeje se ishte e mërzitur pas një debati me të dashurin dhe se donte vetëm të flinte.

Gjurmët e fundit të jetës së Giulia-s janë përjetësuar në një aparat fotografik që filmon 29-vjeçaren pranë shtëpisë së saj mes orës 19:30 dhe 20:00 të së shtunës. Ndërsa partneri u tha hetuesve se e dashura e tij ishte në shtrat dhe flinte kur ai doli të dielën në mëngjes në orën 7.

Nga hetimet u zbulua menjëherë se Giulia kishte pasur një debat të rëndë me të dashurin e saj pas zbulimit të një lidhjeje paralele me një të huaj të re. Një vajzë e cila gjithashtu kishte mbetur shtatzënë muaj më parë para se të vendoste të ndërpresë shtatzëninë. Dy femrat kishin pasur edhe një përballje, vetëm të shtunën.

Hipoteza e hetuesve është se dy të dashurit më pas kanë pasur një grindje gjatë së cilës Impagnatiello dyshohet se ka vrarë 29-vjeçaren dhe më pas ka hequr trupin e saj.

Është ende e paqartë se si ajo u vra. Por duket se ai ka shkaktuar disa plagë me thikë në trup dhe më pas ka tentuar t’i vërë zjarrin trupit. Hetimet vijojnë mbi hipotezën se 30-vjeçari mund të ketë pasur bashkëpunëtor, edhe nëse në rrëfimin e tij ka thënë se i ka bërë vetë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT