17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

E zuri orteku në Brezovicë: Vdes skiatorja amerikane Catherine Rigby

SkyNews shkruan se Rigby ishte një telemarkuese dhe skiatore e madhe malesh, duke mbuluar zbritjet e para të disa prej majave më të nderuara në botë dhe ishte shfaqur në disa filma dhe në një shfaqje televizive të realityshow-ve amerikan.

E konsideruar si një nga skiatoret më të mira të telemarkut në botë, ajo ishte duke skijuar jashtë korsive turistike kur një ortek e goditi, tha policia.

Rigby, e njohur si Kasha, vdiq të martën në vendpushimin malor të Brezovicës në Kosovë.

Ajo ishte në Brezovicë, 50 milje në jug të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, me Tour de Piste, një projekt i përbërë nga skiatorë ekspertë për të lëvizur në pistat e skijimit të paeksploruara në vende të njohura.

Vdekja e saj u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pa dhënë emrin e saj apo më shumë detaje “për respekt ndaj familjes në këtë kohë të vështirë”.

I fejuari i saj Magnis Wofe Murray në një postim në Facebook shkruan se do të martoheshin në shtator, ndërsa thotë se është i shkatërruar. “Ne do të martoheshim në shtator. Tani jam i ve dhe i shkatërruar”, ka shkruar ai.

E lindur në Stowe, Vermont, në vitin 1970, ajo u bë një skiatore telemarku si fëmijë.

Skijimi Telemark është një kombinim i skijimit alpin dhe nordik ku atleti përkul gjunjët sa herë që duhet të kthehet. Thembra është ngjitur në pjesën e përparme të lidhjes me anë të një kabllo të varur.

Ajo konkurroi në garat e telemarkave dhe garat e skive ekstreme në SHBA, Kanada, Amerikën e Jugut, Zelandën e Re, Rusinë, Azinë, Evropën, Indinë dhe Lindjen e Mesme.

Ajo bëri ski majën më të lartë në Siberi, Kirgistan, Kinë dhe Pesë Majat e Shenjta Mongole dhe është një nga tre femrat e vetme amerikane që skijojnë një majë 8,000 m në Himalaje.

Paraqitja e saj më e fundit në film erdhi në 2009 Edge Of Never, dhe gjashtë vjet më vonë ajo ishte një konkurrente në sezonin e tretë të Ultimate Survival Alaska, ku ekipi i saj përfundoi i dyti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...