9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Edi Paloka: “Do të nisim menjëherë kontaktet me aleatët për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale”

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka deklaroi sot se do të nisin menjëherë kontaktet me aleatët për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Paloka tha se pas miratimit të rregullores për primare, do të vijojnë bisedimet me alaatët dhe se vetë kreu i PD-së z. Berisha do të jetë negociatori kryesor.

“Menjëherë pas sot meqenëse ishte procesi i miratimit të rregullores pengesë, do të fillojnë kontaktet me aleatët me të cilët do të bashkërendohet puna. Detajet se si do veprohet në rast se do të vendoset që aleatëve t’iu lihet një zonë e lirë, do të përcaktohen gjatë bisedimeve. Sot mbyllëm rregulloren, të gjitha këto do të përcaktohen në ditët në vazhdim. Besoj që vetë kryetari i PD do të jetë negociatori kryesor, z. Berisha”, tha Paloka.

I pyetur nëse është vendosur për aksionin opozitar dhe protestat, ai deklaroi se janë marrë vendimet e duhura.
“Është një çështje që ishte në rëndin e ditës, u diskutua dhe u morën dhe vendimet e duhura që ju do t’i merrni vesh në momentin e përshtatshëm”, tha Paloka.

 

Sa i përket bashkëpunimit me deputetët e tjerë të PD-së, ai tha se janë të mirëpritur. “Deputetët e PD-së janë deputetë të PD-së kudo qofshin. Janë zgjedhur nga anëtarësia e PD-së. Janë të mirëpritur në çdo moment dhe sigurisht janë të barabartë me pjesën tjetër, nuk ka asnjë ndarje mes nesh”, u shpreh Paloka.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...