10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Edi Paloka reagon pas vendimit të Apelit për Sali Berishën: “Kufizohet liria e tij pa asnjë fakt”

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm për të caktuar masën e “detyrimit të paraqitjes” ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka theksuar se ndaj Berishës po kufizohen liritë dhe të drejtat e tij, edhe pse nuk ka asnjë provë apo fakt kundër tij.

Në reagimin e tij, Paloka ka krahasuar situatën e Berishës me atë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili, sipas tij, vazhdon të jetë i lirë, pavarësisht akuzave për katër vepra penale të vërtetuara ndaj tij. Paloka e ka quajtur drejtësinë aktuale një “pjellë të djallit Soros”, duke kërkuar llogaridhënie dhe ndëshkim për ata që, sipas tij, kanë shpërdoruar sistemin e drejtësisë.

Pra Velina e bashkisë me katër vepra penale të vërtetuara bredh i lirë dhe bën ç’të dojë, kurse Berishës i kufizohet liria dhe të drejtat, megjithëse pas viteve të tëra hetimesh, nuk kanë asnjë fakt kundër tij”, ka shkruar Paloka, duke përfunduar me një thirrje për llogaridhënie të atyre që, sipas tij, po përdorin drejtësinë për motive politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...