28.5 C
Tiranë
Monday, August 18, 2025
spot_img

Edi Rama: Goditje të fortë për sipërmarrjet që fshehin pagat, do trajtohen si hajdutët e energjisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë në Asamblenë e Partisë Socialiste se do të ndërmarrë masa të ashpra ndaj sipërmarrjeve që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Rama njoftoi se sipërmarrësit që fshehin pagat do të përballen me të njëjtën trajtimin që është rezervuar për hajdutët e energjisë elektrike.

“Javën e dytë të muajit të ardhshëm do të nisim të ndajmë me pensionistët një pasqyrë të ideve tona për rritjen e pensioneve, por gjithashtu do fillojmë informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Ky plan, që është në punë prej muajsh, ka për qëllim të përfshijë pensionistët në ndarjen e të ardhurave nga rritja ekonomike dhe të shkojë përtej nivelit të bonusit të fundvitit dhe indeksimit. Mund të them troç, rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë bashkë, si shtet, qeveri dhe shoqëri, një goditje domethënëse fenomenit të fshehjes së pagave që ndikojnë në të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe vjedhin atë që u takon pensionistëve,” tha Rama.

Ai e shpjegoi këtë qasje duke e krahasuar me mënyrën si është trajtuar problemi i faturave të energjisë elektrike: “E thënë me fjalë të tjera, do bëjmë me kuotat e sigurimeve atë që bëmë me faturat e energjisë. Ata që s’u paguajnë sigurimet sipas pagës do i trajtojmë si hajdutët e energjisë elektrike.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin përfundon në rrethimin e vilës qeveritare në Ujë...

0
Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur në rrethimin...

“Gjerë sot nuk kam lexuar një fakt të vetëm” – Sali Berisha viziton Istogun...

0
Istog – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një vizitë private në Istog të Kosovës, ku mori pjesë në disa aktivitete lokale dhe...

Air Canada pezullon fluturimet për shkak të grevës së asistentëve të fluturimit

0
Toronto – Air Canada njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj pas fillimit të grevës nga stafi i asistentëve të fluturimit, duke prekur...

Dhimbja kronike dhe shpresa e re nga neuroshkencëtarët

0
Dhimbja e zakonshme largohet me shërim, por dhimbja neuropatike nuk zhduket kurrë. Edhe një prekje e lehtë mund të ndihet si zjarr, duke ndryshuar...

Shpat Kasapi mohon përleshjen në dasmë: “Thjesht një debat i vogël, askush nuk më...

0
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend”...