6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Edi Rama: Kronika e zezë u përdor për të shtrembëruar të vërtetën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj mënyrës se si mediat kanë trajtuar një ngjarje kriminale në Pogradec, duke e quajtur atë një “film të kronikës së zezë”. Ai theksoi se komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve dhe u përhapën lajme të rreme, duke përfshirë pretendimin se vrasja kishte ardhur si pasojë e një gjobe të papaguar, gjë që Rama e quajti “gënjeshtër”, pasi nuk ka pasur asnjë gjobë të tillë.

Rama hodhi poshtë akuzat se në Pogradec sundojnë bandat kriminale dhe se policia kishte tentuar të fshihte krimin. Ai nënvizoi se shpejtësia e policisë në identifikimin e autorit të krimit dhe mbërritja e ambulancës janë të dokumentuara. Kryeministri po ashtu mohoi pretendimet se autori i krimit kishte mbrojtje politike, duke theksuar se Partia Socialiste nuk mbron askënd, përfshirë ministrat e saj, kur kërkohen nga drejtësia.

Edi Rama: U prodhua një film i kronikës së zezë. Komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve mediatike. U tha me të madhë se vrasja kishte ardhur si pasojë e një gjobe të papaguar. Gënjeshtër. Nuk ka pasur asnjë gjobë. U shkrua se në Pogradec ligjin e bënkan bandat kriminale. U vu kuja se policia kishte tentuar të fshihtë krimin. Shpejtësia e policisë në identifikimin e autorit të krimit është ë dokumentuar.

Arritja e ambulancës është e dokumentuar. U përhap fjala se autori kishte mbrojtje politike. PS nukmbron as ministrat e saj kur kërkohen nga drejtësia. Po rai dajë i autorit prej kohësh nuk ka asnjë angazhim më Partinë Socialiste. Por i ndjeri ishte punonjës i OSSHE-së. Edhe me ndihmën e një prokurori të paaftë në rastin më të mirë, e ndryshoi nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdësia”. U bë politikë një vdekje tragjike. Ndërkohë çështja ishtë dorëzuar nga policia pushtetit gjyqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...