11.5 C
Tiranë
Sunday, January 18, 2026
spot_img

Edi Rama: “Mjaft me ‘Teatrin e Baltës’ të opozitës në Kuvend”

Kryeministri Edi Rama, në përmbyllje të një mbledhjeje maratonë me deputetët e Partisë Socialiste, theksoi rëndësinë e forcimit të shërbimit administrativ parlamentar për të përballuar sfidat e procesit të integrimit europian.

“Megjithëse administrata aktuale numëron numër të madh personash, barra kryesore e punës mbështetet tek një numër i vogël individësh,” tha Rama, duke nënvizuar nevojën për ekspertizë të dedikuar pranë komisioneve përkatëse për të siguruar mbështetje teknike dhe profesionale për skuadrën negociatore.

Në fjalimin e tij, Rama kritikoi ashpër opozitën, akuzuar për abuzim me procedurat parlamentare dhe pengim të punës së Kuvendit. “Mjaft me ‘Teatrin e Baltës’ të opozitës në Kuvend! Sjellja e tyre është një goditje psikologjike për qytetarët që na ndjekin në televizor,” deklaroi kryeministri.

Rama paralajmëroi ndërhyrje të menjëhershme për të sanksionuar çdo cënim të dinjitetit në sallën e Kuvendit dhe për të ndaluar “legalizimin e rrugaçërisë”, duke theksuar ndikimin negativ që sjelljet e tilla kanë tek qytetarët dhe të rinjtë.

Ai theksoi se për të garantuar një proces të suksesshëm integrimi në BE, Kuvendi ka nevojë për një mekanizëm funksional koordinimi me qeverinë dhe një administratë parlamentare më cilësore dhe të fokusuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Rrezik për fëmijët” – AKU tërheq nga tregu disa formula ushqimore pas zbulimit të...

0
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur...

“Viti 2016 ishte më i lidhur dhe më njerëzor” – pse nostalgjia për të...

0
Në fillim të vitit 2026, rrjetet sociale rikthejnë nostalgjinë për vitin 2016, duke u bërë një trend masiv që kap përdoruesit, sidomos mijëvjeçarët. Sipas...

“Gjatë prangosjes i gjetën mbi 1 kilogram kokainë” – Arrestohet Ervin Kaftiraj në Tiranë

0
Një operacion i zhvilluar nga Sektori i Antidrogës në Tiranë përfundoi me arrestimin e Ervin Kaftiraj, i cili u kap në një restorant të...

“Tentoi të nxirrte 38 mijë dollarë pa i deklaruar, gjendet edhe 35 mijë euro...

0
Një rast i mosdeklarimit të shumave të mëdha të parave në kufi u evidentua nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ku një...

“SPAK ndalon 10 persona në Tiranë, dy të tjerë në kërkim” – Detaje nga...

0
Kontrolle të mëdha u zhvilluan mbrëmë nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane në një godinë luksoze pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Sipas burimeve,...