0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Edi Rama në Himarë: Shpërndarja e pronave dhe sulmet politike

Kryeministri Edi Rama ka nisur dje në Himarë fushatën për shpërndarjen e titujve të pronësisë, duke bërë një sulm të hapur ndaj Vangjel Dules, kreut të PBDNJ-së. Para himariotëve, Rama iu drejtua me mesazhin se nëse donin prona, t’i drejtoheshin Vangjel Tavos, dhe nëse donin sherr, të shkonin te Vangjel Dule. “Atëherë, 4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefekti dhe Prefektura është adresa për çdo lloj problemi që keni. S’keni punë fare ju, shkuat te Kadastra, ju nxorën ndonjë problem, keni Vangjelin. Unë thashë Vangjel Tavon, nëse do pronë ke Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen,” tha Rama. Ky fjalim tregoi qartë qëllimin e tij për të paraqitur Vangjel Tavon si shpëtimtarin e Himarës dhe për të sulmuar politikisht Dulen.

Mesazhet e Ramës për Greqinë

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se çështja e pronave në Himarë është shfrytëzuar për interesa politike. “Është folur shumë dhe është abuzuar shumë duke e treguar këtë çështje si një çështje që lidhet thjesht dhe vetëm me Himarën, madje ky abuzim është shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore nga ata që nuk kanë asnjë qëllim tjetër, përveç shfrytëzimit të shqetësimit legjitim të banorëve, për të çuar përpara interesat e tyre shumë të ngushta politike,” tha Rama. Ai theksoi se asnjë oligark nuk ka marrë prona të himariotëve pa miratimin e pronarëve, duke mohuar çdo akuzë për përvetësim të tokave.

Angazhimi për Zgjidhjen e Problemeve të Pronësisë

Kryeministri deklaroi se është i angazhuar për të bërë të pamundurën që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre të trashëguar. “Shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikata ende, po jo për ndonjë fakt apo plan të ndonjërit për tu marrë shtëpitë e për të ndërtuar. Edhe në Theth çmimet rriten, hotele janë plot. Pra është një problem që nuk ka të bëjë fare me broçkullat propagandistike që ju kanë mbushur kokën,” tha Rama.

Rama mohoi që të ketë qëllime të mbrapshta për të marrë tokat e banorëve të kësaj zone dhe theksoi se konflikti për pronat është i lidhur me procesin e regjistrimit dhe jo me pretendimet për përvetësim të tokave nga oligarkët. Ai premtoi se do të punojë për të zgjidhur këto probleme dhe për të siguruar që të gjithë banorët të kenë pronat e tyre të ligjëruara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT