10.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë.

Burime nga qeveria bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryetares së bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini, të ndërhyjë për të bindur banorët, me qëllim realizimin e projektit për marrjen e ujit nga këto burime.

Sipas informacioneve, fokusi tashmë është i përqendruar tek Tragjasi, ndërsa komuniteti lokal mbetet i ndarë dhe në pritje të zhvillimeve.

“Është thelbësore që brenda javës të gjendet një zgjidhje praktike për këtë çështje,” citon burimi një porosi të kryeministrit drejtuar kryetares së bashkisë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse banorët do të pranojnë këtë nismë apo do të kundërshtojnë marrjen e ujit nga burimet e tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e projektit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...

Rama: “Nuk do të ketë kandidat pa kontrata të firmosura dhe ndërmarrje të miratuara”...

0
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka vendosur kriteret për kandidatët që synojnë një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të vitit të...