Tiranë – Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një riorganizim të strukturave të partisë në funksion të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Në kuadër të këtij ristrukturimi, PS ka emëruar drejtues të rinj politikë në 12 qarqet e vendit. Ndërkohë, Belinda Balluku, e cila u largua nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit.
Drejtuesit e rinj të qarqeve:
• Tiranë: Taulant Balla (Bashkia Tiranë: Ogerta Manastirliu)
• Durrës: Blendi Klosi
• Dibër: Ulsi Manja
• Fier: Belinda Balluku
• Gjirokastër: Mirela Kumbaro
• Vlorë: Bledi Çuçi
• Lezhë: Ermal Nufi
• Kukës: Petrit Malaj
• Shkodër: Enea Karakaçi
• Korçë: Niko Peleshi
• Berat: Ervin Demo
• Elbasan: Arbian Mazniku
Ky riorganizim shihet si një lëvizje strategjike e PS për të forcuar strukturat në terren dhe për të përgatitur fushatën për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.






