11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Edmond Mustafa u vra në Tivar, ekzekutohet nga klani i tij , lidhja me blogeren e fundosi

Dino Ibrahimoviq, i dyshuari për vrasjen e shqiptarit, Edmond Mustafa, është arrestuar menjëherë pas kryerjes së krimit në Tivar.

Mustafa prej vitesh ka thënë se e di se cili nga anëtarët e klanit të tij është përgjegjës për 11 vrasje, kështu që hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse për këtë është goditur me armë zjarri.

Dyshohet se anëtarët e klanit kriminal, “Skaljar”, kanë vrarë dje Edmond Mustafën për ta penguar të flasë para hetuesve për veprimet e tyre të përbashkëta kriminale, në të cilat dyshohet se ka marrë pjesë.

Kujtojmë se Mustafa u vra rreth orës 9 të mëngjesit në Tivar, kur një xhelat iu afrua nga prapa dhe qëlloi me dhjetëra të shtëna në drejtim të tij nga një automatik. Mustafa mbeti i vdekur në vend dhe vrasësi u arratis me një skuter elektrik dhe më pas u identifikua dhe shpejt u arrestua.

Përgjimet e Sky ECC

Përgjimet e aplikacionit Sky ECC tregojnë se në krye të klanit, pjesë e të cilit ishte edhe Mustafa për gati një dekadë, ishte Alan Kozar, i cili u likuidua në verën e vitit 2020.

Shumë pretenduan se Mustafa atëherë ka ndërruar fanellën dhe këtë më së miri e dëshmojnë transkriptet e mesazheve dhe fotove të shumta nga aplikacioni Sky, në të cilat i arrestuari dhe polici i arratisur thonë se Mustafa është nën kontrollin e tyre.

Policët Petar Lazoviq, Ljubo Miloviq dhe Ivan Stamatoviq e kanë njoftuar për këtë kreun e pretenduar të klanit “Kavaç”, Radoj Zvicer, me premtimin se Mustafa do ta akuzonte liderin absolut të atëhershëm të Shkaljarëve, Jovan Vukotiqin për më shumë vrasje.

Lidhja me blogeren malazeze

Sipas “24sedam”, emri i Edmond Mustafës është përmendur në përgjimet e aplikacionit “Sky” gjatë vitit 2020 nga lideri i klanit të Kavaçki, Radoje Zviter dhe oficerët e policisë që ishin pjesë e klanit.Në dosjen hetimore theksohej se shqiptari ishte në rrezik nga anëtarët e Klanit ku bënte pjesë për shkak të blogeres malazeze Vasilisa Nurković.

Mustafa, i cili dyshohet se ishte anëtar i bandës kriminale “Skaljar’, u gjend në qendër të një loje të rrezikshme që përfshin klanin Kavaçki, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe marrëdhënien e tij romantike me blogeren e Vasilisa Nurković.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...