Besard Xhaferri, një efektiv i policisë kufitare në Portin e Durrësit, u arrestua për shpërdorim detyre nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP).
Sipas AMP-së, efektivi 37-vjeçar lejoi trafikun e armëve drejt Italisë duke mos kontrolluar një ‘Bizarke’ në të cilin u gjetën 2 pistoleta.
“Ndërkohë, autoritetet italiane arrestuan shtetasin 45-vjeçar në Bari, ndërsa hetimet vazhdojnë për përfshirjen e punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla reagoi duke thënë:
“Vijon procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit. Bashkëpunimi i ngushtë i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Posaçme do të kontribuojë në realizimin me sukses të procesit të vetëpastrimit dhe në rritjen e llogaridhënies së organizatës së Policisë së Shtetit.”